Organizata e Hulumtimeve dhe Zhvillimeve në sferën e Mbrojtjes e Indisë (DRDO) ndjek si pikësynim krijimin e robotëve ushtarakë me nivel të lartë të inteligjencës artificiale. Ata planifikohet të përdoren për operacione në zona të trazuara, të tilla si linjat e kontrollit që ndajnë ushtritë e Indisë dhe Pakistanit në shtetin Jammu dhe Kashmir.
“Ne kemi ndërmend të punojmë për krijimin e ushtarëve robotë. Ky është një program i ri dhe një sërë laboratorësh tashmë po zhvillojnë punë masive në fushën e teknikës robotike”, – deklaroi Kreu i DRDO, Avinash Chander.
Sipas mendimit të Avinash Chander, “e ardhmja e luftës në tokë dhe në ajër i përket zhvillimit të saj pa pjesëmarrjen e njerëzve”.