10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Meshkujve daneze u kanë kërkuar të mos shkojnë me prostitutat imigrante

Më të lexuarat

Deputetja e parlamentit nga Partia Popullore e Danimarkës, Pia Adelsteen, i bëri thirrje pjesës mashkullore të popullsisë së vendit të mos përdorë shërbimet e prostitutave imigrante.

Pia Adelsteen e shpjegoi këtë me faktin se ajo i konsideron masa të tilla si një mënyrë efektive për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, që është shpesh i lidhur me shitjen e femrave në shtëpitë publike.

Pia Adelsteen e bëri deklaratën e saj menjëherë pas publikimit të rezultateve të anketimit, sipas të cilit çdo danez i 7-të nuk e konsideron të turpshëm përdorimin e shërbimeve të prostitutave, edhe në qoftë se ato e ushtrojnë në këtë “profesion” kundër dëshirës së tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit