8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

India bllokon fondet e huaja për organizatën bamirëse, Nënë Tereza

Më të lexuarat

Qeveria e Indisë ka refuzuar të rinovojë licencën për sa i përket fondeve të huaja për organizatën e bamirësisë të themeluar nga Nënë Tereza.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Misionarët e Bamirësisë ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte si shtëpi për fëmijët e braktisur, shkolla, klinika dhe bujtina.

Në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme në Indi njoftoi e nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”.

Grupet hindu kanë akuzuar prej kohësh bamirësinë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim.

Organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.

Në një deklaratë të hënën, u konfirmua se aplikacioni për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj “çështja të zgjidhet”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit