Shtetas të Jordanisë hynë në godinën e ambasadës, pas çka njëri me thikë sulmoi dhe plagosi nëpunësin e ambasadës izraelite
AMAN (AA) – Dy jordanezë janë vrarë, ndërsa një izraelit u lëndua në incidentin e së dielës në godinën e ambasëdës izraelite në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, njoftoi të hënën policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtetas të Jordanisë hynë në godinën e ambasadës, pas çka njëri me thikë sulmoi dhe plagosi nëpunësin e ambasadës izraelite. Rojet e sigurisë intervenuan dhe me armë zjarri vranë sulmuesin.