Soylu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Spitalit Fushor Turk, i cili u shkatërrua nga zjarri që ra vitin e kaluar në kamp dhe u rindërtua nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë me direktivën e Presidentit Erdogan.
Inaugurohet Spitali Fushor Turk, i cili u rinovua pas zjarrit në kampin ku jetojnë myslimanët e Arakanit (Rohingya) në Bangladesh.
Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, i cili shkoi në Bangladesh për të zhvilluar kontakte të ndryshme, së bashku me ministrin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Ndihmës së Bangladeshit, Muhammed Enamur Rahman, vizitoi kampin ku u strehuan myslimanët e arratisur nga shtypja dhe persekutimi në shtetin Arakan të Mianmarit.
Soylu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Spitalit Fushor Turk, i cili u shkatërrua nga zjarri që ra vitin e kaluar në kamp dhe u rindërtua nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) me direktivën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Në fjalën e tij në ceremoni, ministri Soylu tha se deri më tani në spital janë kryer 700 mijë trajtime, janë kryer 20 operacione në ditë dhe janë vizituar në poliklinika afro 2.000 persona.
Ai deklaroi se spitali, ku janë mobilizuar të gjitha mundësitë teknologjike, është në shërbim të 900 mijë njerëzve në kamp.
Soylu përcolli edhe përshëndetjet e Presidentit Erdogan për myslimanët e Arakanit.
Ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Ndihmës së Bangladeshit, Rahman falënderoi për mbështetjen e Turqisë ndaj Bangladeshit.
Duke u shprehur se Turqia i ndihmon në raste urgjente, Rahman tha se shumë sëmundje trajtohen në spitalin fushor turk.
Në zjarrin që shpërtheu në kampin e refugjatëve Balukhali më 22 mars 2021, shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën, 10 mijë strehimore u shkatërruan dhe 55 mijë myslimanë të Arakanit u prekën nga fatkeqësia.
/trtshqip/