Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se ka inauguruar fluturimin e parë Prishtinë-Zagreb.
Sipas njoftimit, kjo linjë e re ajrore do të operojë tri herë në javë.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ u inaugurua fluturimi i parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb, i cili do të operohet tri herë në javë”, thuhet në njoftimin e ANP-së.
Nisjen e fluturimeve e ka konfirmuar dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.
“Nis sërish fluturimi direkt nga Zagrebi në Prishtinë”, ka shkruar Barishiq në Twitter.
Kjo linjë do të operojë çdo tё hёnё, tё mёrkure dhe tё shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.