3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Imazhet mashtruese!

Më të lexuarat

Shën Augustini, filozof dhe teolog, është njeriu kryesor i krishtërimit. Në fotografinë e parë paraqitet pamja e tij që gjendet në internet e punuar nga inteligjenca artificiale, që është e bazuar në mijëra ikona dhe portrete tjera që janë bërë gjatë shekujve. Në të gjitha pamjet Shën Augustini është bjond dhe me sy të kaltër. Sikur të ishte danez, suedez ose ngjashëm me ndonjë popull tjetër nordik.

Në fakt, kjo është pamje e rrejshme për shkak se Shën Augustini ka qenë berber, një popull me pamje dhe karakteristika të veçanta që jeton në Afrikën veriore. Shën Agustini ka lindur dhe ka vdekur në Algjeri. Prandaj, pamja e tij me siguri ka qenë shumë e ngjashme me këtë në fotografinë e dytë ku shihet një berber tipik.

Por, kjo e fotografisë së dytë nuk ka qenë pamje e dëshirueshme në Perëndim ku me shekuj është fshehur ndikimi i Lindjes. Imazhet janë shumë të rëndësishme në krijimin e besimit, opinionit dhe qëndrimeve të njerëzve edhe kur janë të rrejshme.

/Saut Dauti FB/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit