2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Imami shqiptar zgjedhet përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju Jorkut

Më të lexuarat

Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

“Imam Tahir Kukaj, i cili u betua dje si kapelani ynë i ri mysliman në NYPD me betimin e dhënë nga Shefi i Personelit William Morris, ka qenë gjithmonë aktiv dhe mbështetës edhe para titullit të tij zyrtar,” njoftoi në faqen e saj Shoqata e Oficerëve të Policiëve Mysliman në Nju Jork.

Ndërkohë, Imam Tahir Kukaj në mesazhin që e shkruajti në llogarinë tij, në rrjetin social Facebook, shkruan :”24 qershori është një “ditë e madhe për mua, familjen time dhe komunitetit tim,”, tha mes tjerash Kukaj gjatë marrjes së detyrës së re, në NYPD.

Ai poashtu falënderoi edhe NYPD dhe komisionerin James P. O’Neil, të cilët ia besuan këtë detyrë të madhe, por edhe Qendrën Kulturore Islame Shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme, dhe anëtar dhe veprimtar, lider të komunitetit Shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë një faleminderim për ata ima që më shumë se dy dekadave ai shërbeu së bashku me ta, të presidentit të AAIC në Staten Island – NYC, Dr. Zurkani Vardar dhe Imam Ferid Bedrolli.

“Unë do shikoj përpara për këtë mundësi të jashtëzakonshme, që të ndihmoj departamentin më të aftë dhe më madh të policisë në botë,”, thotë më tutje Kukaj në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook.

“Mbasi tani filloj rolin tim të ri në Departamentin e Policisë, unë gjithashtu dua të falenderoj të gjithë kolegët, klerikë nga besimet e tjera fetare, si dhe liderët e veprimtar të këtyre komuniteteve në Nju Jork. Unë shikoj përpara, që ti ruaj këto raporte, ti zhvilloj ato dhe të ndërtoj të reja, raporte edhe në detyrën e re ” ka vijuar Kukaj në mesazhin e tij pas betimit.

Në fund Kukaj shkruan se u premton të gjithë oficerve dhe udheheqesve te NYPD se do jetë 24 orë në disponimin e tyre, në çdo moment, kur ndonjëri do të kërkoi të bisedojë me të.

“Jam këtu për t’ju shërbyer dhe dëgjuar që së bashku të bëjmë më të vlefshme jetën e gjithë secilit, në qytetin tonë ” shprehet Kukaj, që tashmë do të kryej detyrën e re si Imami kryesor i NYPD.

Vlen të theksohet sy ky post merret përherë të parë nga një Imam shqiptar, në historinë e emigarcionit shqiptar në SHBA, çka tregon edhe përkrahjen e madhe që ka marrë Dr. Tahir Kukaj nga dhjetëra qendra Islame në Nju Jork, të calt natyrisht dhe ia mundësuan këtë detyrë të re NYPD.

Në muajin e kaluar Imam Tahir Kukaj është përzgjedhur në Top 100 personat më me ndikim në State Island. Kjo tregon për vlerën e madhe që ka Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Nju Jork.

Postimi i plotë i Imam Tahir Kukaj :

Sot ishte një ditë e mrekullueshme për mua, për familjen time dhe për komunitetin tim në përgjithësi.

E hënë, 24 qershor 2019 ishte një nga ditët e mia më të lumtura,mbasi ajo ishte ceremonia ime e betimit si një Chaplin i NYPD Musliman.

Unë do të doja të merrja këtë moment si nje rast te mire ta falënderoj se pari Komisionerin e NYPD-së, të nderuarin Xhejms P. O’Neill, për besimin që më keni dhënë në pozitën e Chaplinit dhe për udhëheqjen tuaj të madhe në sjelljen e harmonisë fetare në familjen e NYPD-së.

Unë kam qenë i nderuar që punoj shumë ngushtë me shefen e Policise – Nilda Hofmann, shefin Edward Delatorre dhe shefin tonë të lartë të komandimit, Kenneth Corey, faleminderit për besimin tuaj dhe mbështetjen tuaj, duke pritur me kënaqësi të punojmë së bashku me këta udhëheqës të NYPD-së dhe gjithashtu dua të falënderoj shumë zëvendës/ Inspektorin e NYPD Isa Abbassi Po ashtu faleminderoje me kete rast edhe120 Zyrtar Komandues te Zonës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë këtyre viteve, si dhe falënderoj Zëvendësin e Inspektorit Paul Valerga, me të cilin kam pasur nderin të punoj së bashku në shumë raste.

Falënderime dhe mirënjohje të veçantë për Shefin e Shefit të Kapelanit, Rabbi Dr Alvin Kass, Zëvendës Shefi Monsinjor Robert Romano, Toger Steven Jerome për besimin e tyre dhe mbështetjen e tyre në procesin e rrugës për t’u bërë një Chaplin i NYPD Musliman.

Unë pres që kjo mundësi e mrekullueshme e imja të ndihmojë Departamentin më të madh të Policisë në botë NYPD.

Falënderime të veçanta për Presidentin e Shoqatës së Oficerve te Policise Muslimanë të NYPD, Kapiten Adeel Rana, Toger Rafet Awad, Detektiv Mohamed Amen dhe anëtarë të tjerë të NYPD-MOS për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Më duhet të falënderoj me kete rast edhe Qendren Kulturore Islame Shqiptare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për pothuajse dy dekada, Presidenti i AICC, Dr. Zurkani Vardar dhe Sekretarin e saj Imami Ferid Bedrolli.

“Në të gjitha rastet të ndihmës dhe kontaktve me NYPD dhe në aktivitetet ndërfetare për shumë vite, AICC ishte Qendra që ka ofruar të gjitha mundësitë dhe mjetet e saj në shërbim të Staten Island dhe New York City”.

Jam e nderuar që kam pasur gjate kesaj kohe edhe mbështetjen e Organizatës COJO me Presidentin Rabbi Mendy Mirocznik, Rabini Joseph Potasnik, Rabbi Bob Kaplan, Rabi Ari Weiss dhe Shoqaten Iliriane te ofeicerve te Policise, në NYPD : Elton Shametaj,Ylli Dautaj, e tjer.

Rreshterin e policise Mourad Mourad nga Shoqëria e Lindjes se Mesme dhe Turke, Rrënjët Shqiptare me Marko Kepin, Komunitetin Turk, Ibrahim Kurtulus dhe shumë udhëheqës të fetar te New York-ut!

Ndërsa e filloj rolin tim të ri në departamentin e Policise se Nju Jorkut NYPD, gjithashtu dua të falënderoj të gjithë partnerët e besimeve të ndryshme, liderët e komunitetit, zyrtarët e zgjedhur për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit