1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Imami shqiptar Tahir Kukaj, zgjidhet për të bekuar tragetin e ri në New York

Më të lexuarat

Në prani të kryetarit të Bashkisë së New York-ut, Bill deBlasio, imami shqiptaro-amerikan Tahir Kukaj nga Staten Island, ka bërë bekimin e një linje të re trageti në qytet.Ai ishte një nga të ftuarit kryesorë në ceremoninë zyrtare për rrugën inauguruese të anijes që do të transportojë njujorkezët çdo ditë nga Beach Channel Drive dhe Beach 108th Street, në Rockaway Park.

“Ishte një nder dhe një privilegj që mora pjesë bashkë me kryebashkiakun deBlasio dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur në hapjen e madhe të Linjës me Anije në Rockway dhe që të thoja me këtë rast fjalë bekuese për udhëtimin e parë…”, shkruan në Facebook Imami Kukaj.

Kleriku i njohur shqiptar ka tashmë një histori të gjatë bashkëpunimi me autoritetet bashkiake të qytetit, me nismat ndërfetare si dhe me forcat e rendit në qytet.

Qendra Shqiptare Islamike Kulturore në Staten Island ku jep mësim Imami Kukaj është bërë një qendër komuniteti ku bashkohen njujorkezët e të gjitha feve e ku shpesh marrin pjesë edhe zyrtarë amerikanë.
* * *

Administrata deBlasio po përpiqet të transformojë mënyrën sesi udhëtohet në New York, duke shtuar udhëtimet me anije, tani që shërbimi me metro është bërë shumë i shtrenjtë.

Ja disa nga udhëtimet e reja që do të fillojnë këtë vit me anije:

Rockaway-Wall Street (1 ndalesë): Koha e udhëtimit 1 orë

Astoria – E 34th Street (2 ndalesa): Koha e udhëtimit 22 minuta

Astoria – Wall Street (3 ndalesa ): Koha e udhëtimit 38 minuta

Soundview – Wall Street (2 ndalesa): Koha e udhëtimit 43 minuta

Bay Ridge – Wall Street (4 ndalesa): Koha e udhëtimit 48 minuta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit