-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Imami shqiptar përuroi stadiumin futbollistik në Zvicër

Më të lexuarat

Qyteti i Schaffhausen-it shtrihet në veriun e shtetit helvetik zviceran dhe përbëhet nga një bashkësi prej 35. 000 banorë. Në bazë të të dhënave që na jep wikipedia rezulton se 26.7 % nga kjo bashkësi, janë të huaj, afër 10 % janë myslimanë, ndërsa diku afro 3–4% janë shqiptarë. Ky qytet çdoherë ka pasur sportin pasion dhe traditë shumëvjeçare, ndaj, edhe kanë themeluar klubin futbollistik të Schaffhausen-it që nga viti 1896. Pas shekujve dhe dekadave, ky qytet arriti që të themelojë një stadium me përmasa madhështore, ku në mesin e shumë të ftuarve pati edhe eksponentë nga jeta politike, shoqërore, nga sfera e biznesit si dhe teologë nga tri fetë më kryesore të qytetit. Përderisa kishën katolike e përfaqësonte z. Roger Brunner, kishën protestante z. Peter Vogelsanger, myslimanët i përfaqësoi kolegu ynë, mr Bekim Alimi – tashmë në rrafshin zviceran bukur i njohur për aktivitetet e tija në dialogun midis feve, poashtu Kryetari i Organizatës islame të të gjitha nacionaliteteve të Zvicrës lindore, imami i xhamisë në Wil si dhe anëtari i Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër. Përndryshe, ky imam njihet edhe si imami i parë në historinë e shtetit helvetik që përuron një vepër shekullore të këtij shteti, pra, atë të tunelit më të gjatë në botë – Gotthard. Megjithëse feja islame nuk e njeh në këtë formë bekimin e një objekti, qoftë në Gotthard apo edhe këtu, prapëseprapë, nga ana e myslimanëve shprehet një lutje dhe uratë shpirtërore për mirëqenie dhe bashkëjetesë. Email-at dhe letrat përuruese me rastin e këtij gjesti nga imami ynë nuk ndaluan as ditët që pasuan, duke falënderuar edhe komunitetin mysliman për pjesëmarrjen aktive. Urime të tilla kanë arritur edhe nga organizatorët!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit