1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Imami shqiptar për vrasjen e voglushit në Zvicër thotë që është akt terrorist, kjo hap debat atje…

Më të lexuarat

Portalet shqip në Zvicër kanë dhënë detaje nga ngjarja shokuese e 21 marsit në qytetin e Bazelit, ku një banore 75-vjeçare masakroi me thikë një fëmijë 7 vjeçar kosovar.

Ndër të tjera gazetat zvicerane kanë publikuar një video të imamit Ardian Elezi, i cili thotë se gruaja 75 vjeçare nuk është e sëmurë mendore siç është paraqitur nga mediat dhe autoritetet.

Ajo që ka ndodhur, për Elezin, është një akt i pastër terrorist.

“Nëse ajo do të ishte e sëmurë mendore, do të kishte qenë në një repart psikiatrik. Pse ishte ajo jashtë, dhe jo në një institucion, nëse ishte e rrezikshme për të tjerët, për shoqërinë?” – pyet imami shqiptar i Bazelit dhe shton: “Në të vërtetë ajo është një terroriste, një kriminele”.

“Terrori nuk ka fe, terrori nuk ka kombësi, terrori nuk ka ngjyrë lëkure”, tha Elezi gjatë një ceremonie përkujtimore për vogëlushin e masakruar shqiptar, ku është regjistruar dhe videoja

Deklarata e tij ka ngjallur shumë diskutime.

I pyetur nga Basler Zeitung, imami thotë se u qëndron fjalëve të tij dhe se mban çdo përgjegjësi ligjore për këto deklarime.

https://www.facebook.com/ArdianElezi03/videos/2427113247321077/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit