0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Imami nga Peja: Isha i pafajshëm, u sfiduam me procesin gjyqësorë!

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë dje  shpalli të pafajshëm katër imamët, Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllam Mazllami si dhe Fuad Ramiqin.

Këta persona ndër vite ishin të akuzuar nga organet e hetuesisë për nxitje dhe urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, pas këtij vendimi ka folur imami nga Peja, Enis Goga i cili ka thënë disa fjalë për këtë proces gjyqësorë. Goga ka falendëruar trupin gjykues për këtë vendim. Sipas tij, ka qenë një sfidë e vështirë e këtij procesi.

“Unë nuk mundem me konsideru humbje kohe se unë dhe familja ime dhe institucionit të cilit i takojë kemi pasur një (1) vit ballafaqime dhe jemi sfidu me këtë proces. Ne e falenderojmë jashtëzakonishtë shumë dhe jemi mirënjohës për vendimin korrekt të Gjykatës pra trupit gjykues. Ka qenë një proces i mundimshëm. Me rëndësi është se u vërtetua pafajësia ime që ka qenë për akuzën në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mos durimit fetar”, ka thënë Goga.

Ndryshe, imami Enes Goga, në pozitën e hoxhës në Pejë, në një ligjeratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes “Audionur”, konkretisht me datën 10 mars të vitit 2014, kishte nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.

Sipas Prokurorisë, me anë të këtyre veprimeve të akuzuarit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste. Kurse të akuzuarit tjerë Enes Goga e Mazllam Mazllami akuzohen se kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit