-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Imami nga Australia nuk do ta vizitojë Kosovën, lajmi është ‘fake’

Më të lexuarat

Është raportuar se imami nga Australia, Mohamet Hoblos, do të vijë në Kosovë për të ligjëruar, por rrjeti OnePath, agjenci kjo e afërt me personin në fjalë, e ka mohuar këtë vizitë.

Një llogari e Facebook-ut, që pretendon të jetë vetë Mohamet Hoblos, më herët ka shkruar se imami do ta vizitoj Kosovën me 24 dhjetor të këtij viti për të ligjëruar.

Mirëpo është gjetur se kjo nuk është llogaria e vërtetë e imamit Hoblos, pasi që ky i fundit ishte ankuar se një llogari e rrejshme në Facebook po publikon shkrime në emër të tij.

“Mohamet Hoblos e ka konfirmuar që ajo faqe është e rrejshme dhe nuk është faqja e tij e vërtetë”, ka deklaruar OnePath Network.

“Ai i ka kërkuar personit që e shfrytëzon këtë faqe që ta mbyllë atë. Por kjo faqe vazhdon të përdoret në mënyrë të rrejshme në emrin e tij. Vizita në Kosovë nuk do të ndodhë”.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe Policinë e Kosovës, dhe të gjitha këto kanë bërë të ditur se nuk pritet që imami Hoblos do ta vizitojë Kosovën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit