0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Imami kosovar bëhet mik me turistin londinez dhe e këshillon: kujdes me mjekrën anëve tona, të zë belaja

Më të lexuarat

Një imami nga Kosova, Rashit Zylfiu, fati e ka pjekur me një mjekërgjatë nga Londra, jugut të Shqipërisë. Dhe së këndejmi, ai i është qasur pranisë së turistit të huaj në tokën e shqipeve, sipas kutit gjykues të një pjese të opinionit e mediave, gjegjësisht atyre kosovare, ku posa shohin dikë me mjekër, rreken të zbulojnë tek ai ekstremistin fetar. Përjetimin e tij pas njohjes dhe takimit me të huajin tek Syri i Kaltër në Sarandë, ai i ka dhënë formën e një mesazhi kritik për të gjithë ata që mjekra e tjetrit iu është bërë shock psiqik….

 

Mos eja, se disa të paragjykojnë!

Në peizazhin e Sarandës pashë atë turist që kishte ardhur nga Londra për të vizituar mëmën Shqipëri. Në mendje atij i sillej mendimi “si ka mundësi që Shqipëria të ketë gjithë këto bukuri?”, ndërsa diçka brenda meje më thoshte “a thua vallë turistit i kanë thënë se këtu mund edhe të vritet”?!

Sa e bukur është Shqipëria!

Natyra që i fali Zoti, me të gjitha ngjyrat dhe nuancat e saj të bukura, përshtatet me kaltërsinë e qiellit dhe kthjelltësinë e detit. Njerëzit e shikonin si ecte, kurse për mua nuk ishte çudi sepse e dija se kështu shikon populli im, shpeshherë me habi e çudi.

 Diçka që nuk e njohin, kështu e shikojnë, mendojnë se të gjithë duhet të jenë si ata apo se ne jemi më të mirë se të tjerët. Tentova t’i afrohesha e t’i uroja mirëseardhjen në Shqipëri, por kisha frikë se mos frikësohej, mos kujton se vërtet ne i lëndojmë turistët. Ne e dimë se turistët shpeshherë vijnë të frikësuar dhe pyesin “a ka luftë tek ju?”, “a ka siguri në vendin tuaj?”.

Kaluan ditët pranë bukurive të Ksamilit dhe peizazhit të bukur që të ofron deti Jon. Kur shkon atje larg, në fund të mëmës Shqipëri, diçka të thotë eja se këtu është edhe Syri i Kaltër, vendi magjik që habit dhe trondit mendjen njerëzore, madje edhe atë të ateistit, duke i thënë se nuk ka rastësi në këtë botë, por ka bukuri që krijoi Krijuesi i Gjithësisë.

 Aty u takova prapë me turistin që pashë në Sarandë. Ishte një djalosh me lëkur të bardhë, londinez, me mjekër të madhe, që në vendin nga vij unë disa e kanë shenjë për të etiketuar të tjerët për ekstremizëm. Po, kishte mjekër shumë të madhe, saqë vështirë të mos vërehej nga disa, nëse vinte edhe në vendin tim. Kisha ende pak druajtje se si t’i thosha se edhe në vendin tim mund të bënte ca fotografi të bukura, por kisha frikë që nëse vjen, do të dilte në ballinën e revistave dhe portaleve dhe të akuzohej se Kosovën e kishte vizituar një ekstremist nga Londra.

Nuk kisha dëshirë që ai të lëndohej nga disa që edhe të mirën e bëjnë të keqe vetëm për ta bërë lajm. Nuk kisha dëshirë që disa ta etiketonin për ekstremizëm vetëm pse kishte mjekër të madhe. Nuk kisha dëshirë që ai të mendonte se vërtet në vendin tim kishte disa që i lëndonin ndjenjat e njerëzve dhe në vend që të promovonin dashuri, nxisin urrejtje vetëm e vetëm për të sajuar një lajm. Në fund nuk i thashë eja, se e dija se ata disa janë ende në vendin tim, por iu afrova dhe bëra një selfie dhe i thashë në fund: Thank you! I’m from Kosova!

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit