7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Imami i Shkodrës për LGBTI: Fëlliqësi që prezantohet si vlerë

Më të lexuarat

Imami i Shkodrës Muhamed Sytari është shprehur me tone të ashpra kundër mbështetjes së komunitetit LBGT.

Madje gjatë fjalës së tij në xhami i kërkoi deputetëve të Shkodrës,të ruajnë vlerat e familjes.

Imami i Shkodres: “Po ndjekim prej vitesh përhapjen e alkoolit, basteve, kumarit, ku shumë familje po prishen nga këto.

Po ndjekim me shqetësim përhapjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike e çfarë nuk po dëgjojmë në këto kohë.

Çfarë është kjo liri që i jep liri fëlliqësisë të prezantohet si vlerë? Nëse thirrja për të ruajtur vlerat e njeriut është radikalizëm, e kemi për nder të jemi ekstremistë.

Nuk kanë dëshirë të na lejojnë të flasim.

A mundet të hesht zëri i bësimit për fëlliqësitë? Kur të ndodhë kjo do të ndodhë kijameti.

Në emër të myftinisë së Shkodrës ftoj banorët e Shkodrës, e veçanarisht rininë, që të distancohemi nga këto vepra të ndyra.

I drejtohem deputetëve të Shkodrës, pa dallim partie, të ruajn vlerat e tyre dhe shoqërisë kur bëhet fjalë për legjitimin e këtyre fëlliqësirave. Nëse ai ngre dorën për ti legjitimuar këto të zeza, atëherë nuk ka fytyrë për të na dalë përpara.

Mos të humbim kohën pas këtyre gjërave që na dëmtojnë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit