Imami i Qabesë, Sheikh Usama Hajjat, duke u lutur gjatë hutbes së xhumasë tha: “O Zot, jepu fitoren vëllezërve tanë në Palestinë dhe ruaje Mesxhid- al-Aksa-në”
Imami i Xhamisë së shenjtë në Mekë, Shejh Usama Hayyat u lut për palestinezët dhe xhaminë Al-Aksa në namazin e xhumasë, transmeton Anadolu.
Në pamjet e transmetuara në televizionin zyrtar të Arabisë Saudite, imami i Qabesë, Sheikh Usama Hajjat, duke u lutur gjatë hutbes së xhumasë tha: “O Zot, jepu fitoren vëllezërve tanë në Palestinë dhe ruaje Mesxhidi al-Aksa-në”.
Osama Hayyat, i cili pati momente emocionale gjatë hutbes, mund të dëgjohej duke humbur zërin herë pas here gjatë lutjes së tij që Zoti të “dërgonte ndihmës dhe përkrahës nga prania e Tij” te palestinezët.
Hutbeja e Imamit të Qabes tërhoqi vëmendje të madhe në llogaritë e rrjeteve sociale.