-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Imami i Qabes për Bajram do të jetë në Shqipëri

Më të lexuarat

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në një komunikatë ka njoftuar se imami i Qabes Shejh Salih Bin Talib, do të jetë në namazin e sabahut dhe Bajramit me besimtarët musliman të cilët namazin do e falin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Ky është njoftimi i plotë i KMSH-së:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit 2016, ditën e mart, 05 korrik 2015, do të falet në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Në këtë ditë të veçantë na nderon me vizitën e tij, Imami i Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Qabes, Shejh Salih Bin Talib, i cili vjen në Tiranë me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku do të mbajë një ligjëratë për të pranishmit si dhe do të falë namazin e kësaj dite të shënuar.
Imami Talib, përveç faljes së namazit të bajramit, do të falë edhe namazin e sabahut.
PROGRAMI I PLOTË I FITËR BAJRAMIT 2016
04:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
04:45 – KURAN
5:30 – HAPJA
5:35 – LEXIM KURANI – IMAMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT, ELTON KARAJ.
5:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, SKENDER BRUÇAJ.
5:45- LIGJËRATË – IMAMI I QABES, SHEJH SALIH BIN TALIB.
06:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
06:10 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA
06:20 – ILAHI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit