2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Imami 21-vjeçar: Nuk llogaritet myslimanllëku në mjekër e pantallona (Foto/Video)

Më të lexuarat

Servisi publik RTK ka vazhduar të nxisë urrejtje mes qytetarëve kosovarë, së fundmi ky medium ka vizituar një fëmijë 21 vjeqarë dhe është tallë me të dhe kështu kan bërë “lajmin” në vijim, e që ne ua plasojmë të plotë:

 

I dyshuar për terrorizëm, Alehim Maliqi që mendohet se gjendet në Siri e që dyshohet se rekrutonte shqiptarët e Kosvës tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë.

Por, imam i ri aty tash është Mervan Kqiku, që ka qasje tjetër të “islamit tradicional”. Madje, ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.

“Athua arabët, a i kishin praktiku tirqit me i vesh a?”, thotë ai në një ligjëratë të tij para xhematit.

Gjatë të premteve, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam.

“Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë ai, raporton RTK.

Imami flet edhe kundër organizatave terroriste, ndërsa thotë se lufta në Siri “ka heq do bërllok nga Kosova”!

Me ardhjen e tij në këtë xhami, është shtuar xhemati, ndërsa banorët janë të lumtur me ligjëratat e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit