Askush nuk don të merret me trupin e tij, as imamët, as mjekët ligjorë e as ekspertët.
Këshilli i Mançesterit, xhamitë dhe drejtorët e funeraleve po bëjnë ‘gjithçka që është në fuqinë e tyre’ për të ndaluar varrosjen e trupit të kamikazit Salman Abedi në qytetin e Manchesterit.
Kufoma e kamikazit 23-vjeçar po mbahet në një morg jashtë Manchesterit, dhe autoritetet po refuzojnë të merren me të.
Një burim i tha gazetës “MEN” se trupi i terroristit Abedi nuk është mbajtur kurrë në të njëjtin vend me 22 viktimat e pafajshme. /MESAZHI/