2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Imamë nga Republika e Kosovës ligjëruan në xhamitë e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit

Më të lexuarat

 
Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim mes Bashkësisë Fetare Islame të RMV dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, më 31 mars 2023 Myftinia e BFI–Shkup ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës që vizitoi Shkupin.
Delegacioni i udhëhequr nga Kryeimami i BIRK Vedat ef. Sahiti realizoi këtë vizitë të xhematit shkupjan në kuadër të vizitave të ndërsjella të të dy bashkësive fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Me këtë rast, për hytben e xhumasë, në xhaminë “Mustafa Pasha” ligjëroi kryeimami i BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Ajni ef. Sinani, ligjëroi në xhaminë “Isa Beu”, kryetari i KBI-së së Pejës, Musli ef. Arifaj, ligjëroi në xhaminë “Arasta”, kryeimami i Këshillit të BI-së së Prizrenit, Orhan ef. Bislimaj, ligjëroi në xhaminë “Sulltan Murat”, ndërsa përgjegjësi për Çështjet Fetare në BIK-u, Abedin ef. Sadriu, ligjëroi në xhaminë “Allaxha”.
Poashtu edhe Myftinia e Gostivarit ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Në xhaminë e Lejthisë, ligjëroi kryeimami i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërkaq profesorët e FSI-së, Dr. Bahri Hoxha dhe Dr. Zija Abdullahu, ligjëruan në Xhaminë e Muhallës së Re, respektivisht në Xhaminë e Kadrit.
Delegacioni i Kryesisë, i përbërë nga profesorët e Medresesë “Alauddin”, Muharrem Tërnava, Driton Arifi dhe Ekrem Maqedonci, ishin mysafirë në Myftininë e Tetovës. Ata mbajtën ligjëratën e xhumasë në xhaminë “Eski”, respektivisht në Xhaminë e Rinisë dhe në Xhaminë Muharemçe.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit