3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ilhan Omar pritet të bëhet ligjvënësja e parë muslimane në SHBA

Më të lexuarat

Minesota mund të shkruajë historinë këtë vjeshtë, duke zgjedhur ligjvënësen e parë muslimane, me prejardhje somaleze.

Gjatë zgjedhjeve paraprake të demokratëve në Minesota për Shtëpinë e Përfaqësuesve, të zhvilluara të martën, Ilhan Omar, një muslimane me mbulesë, ka mposhtur Phyllis Khan-in, e cila e mban këtë detyrë për 44 vite me radhë, dhe ka të ngjarë që këtë vjeshtë të bëhet ligjvënësja e parë muslimane në historinë e SHBA-ve.

Omar ka ikur si fëmijë nga lufta e vazhdueshme në Somali, dhe ka jetuar bashkë me familjen e saj për katër vite në një kamp refugjatësh në Kenia para se të zhvendoset për në Minesota.

Tashmë 33 vjeç, ajo punon si organizatore komuniteti, duke shërbyer si udhëheqëse e një shoqate grash, “Women organizing women”.

Në mesin e gjashtë arritjeve të saj, Omar ka radhitur në faqen e saj elektronike edhe lobimin për miratimin e një rezolute nga këshilli i qytetit për t’i nderuar, respektuar dhe plotësuar nevojat e muslimanëve në Miniapolis.

Omar thotë se ndihet shumë e nderuar që kaq shumë njerëz kanë pasur besim tek ajo. Fitorja e saj, beson ajo, është rezultat i unifikimit të zërave të ndryshëm në atë rajon, duke filluar nga banorët që jetojnë për një kohë të gjatë në atë zonë, te emigrantët e Afrikës Lindore e te studentët.

“Ne kemi dëshiruar të kemi një fushatë që do ta çojë lart zërin e të gjithë banorëve të zonës, veçanërisht të të rinjve,” thotë ajo, duke shtuar se është veçanërisht e përkushtuar për drejtësi ekonomike, sociale dhe mjedisore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit