0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ilhan Omar – Demokratja e parë që kundërshton një strategji të Joe Bidenit

Më të lexuarat

Ligjvënësja demokrate, Ilhan Omar tha se Shtëpia e Bardhë ndoqi një “strategji të dështuar” gjersa fajësoi presidentin amerikan, Joe Biden për pagën minimale prej 15 dollarësh që nuk kaloi me pjesën tjetër të faturës së ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh shkaku i COVID-19.

Demokratja e Minesotës i tha MSNBC se “sinjalizimi i hershëm” i administratës së Bidenit se paga minimale prej 15 dollarësh ishte për negociata dhe kjo bëri që të vështirësohet puna për progresistët në Capitol Hill për ta kaluar atë përmes Senatit, transmeton Telegrafi.

Ajo argumentoi gjithashtu se fatura e ndihmës 1.9 trilionë dollarëshe e COVID-19 ishte një nga politikat “më progresive” në dekada si rezultat i presionit nga grupi progresiv, raporton newsweek.

“Ne me siguri e kuptojmë që kishte një strategji të dështuar, jo nga progresistët në Kongres, sepse ne vendosëm pagën minimale prej 15 dollarëshe në paketë”, tha ajo.

“Unë mendoj se sinjalizimi i tyre i hershëm se paga minimale prej 15 dollarëshe mund të negociohet dhe mund të mos qëndrojë si pjesë e paketës përfundimtare, mendoj se rrezikoi aftësinë që ne të kalonim”, shtoi ajo.

Ndryshe, Kongresi amerikan javë më parë miratoi pakon e propozuar të presidenti amerikan që kap shifrën prej 1.9 trilion dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit