1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ilhan dhe Lauren: pse po përplasen dy kongresmenet?

Më të lexuarat

Omar pretendon të jetë ofenduar e kërcënur nga Boebert

Kongresmenja amerikane Ilhan Omar tha se mori një kërcënim, pasi kolegia e saj ligjvënëse, Lauren Boebert, refuzoi publikisht të kërkonte falje për një video në të cilën ajo e quajti Omar-in një anëtare të një “skuadre xhihadiste” dhe e krahasoi atë me një kamikaz.

Në një konferencë për shtyp, Omar tha se udhëheqja republikane ende nuk e ka ndëshkuar Boeber-in për komentet e saj, për të kundërshtuar “urrejtjen anti-muslimane”.

“Mos u shqetësoni, janë të shumtë ata që duan të kenë mundësinë t’ju fshijnë nga faqja e këtij vendi…”, është një nga mesazhet e shqiptuara pas fyerjeve për baza fetare. “Nuk do të jetosh gjatë, pothuajse mund ta garantoj”.

Omar tha se ajo mori telefonatën të hënën, disa orë pasi Boebert refuzoi në një bisedë telefonike të kërkonte falje publike për komentet e saj, të cilat mund të dëgjohen në një video që u shfaq javën e kaluar.

Në video, Boebert përshkroi se u takua me Omar-in në Capitol dhe u lehtësua pasi nuk kishte “çantë shpine”, me sa duket duke aluduar në faktin se si muslimane mund të mbante një bombë.

Boebert kërkoi falje javën e kaluar, siç tha, për “të gjithë në komunitetin musliman që ofendova”, por jo drejtpërdrejt ndaj Omar-it.

Omar tha se posta e saj zanore mbërriti menjëherë pasi Boebert postoi një video tjetër në mediat sociale, në të cilën tha se “do të vazhdojë të luftojë pa frikë, për Amerikën në radhë të parë dhe nuk do të ketë kurrë simpati për terroristët”.

“Fatkeqësisht, Ilhan nuk mund të thotë të njëjtën gjë dhe kjo është arsyeja pse vendi ynë është më keq”, shtoi ajo.

Omar, një demokrate dhe një nga anëtaret e pakta të komunitetit musliman në Kongres, tha se thirrjet kërcënuese janë bërë një dukuri e rregullt dhe se ajo vazhdon të luftojë sulmet nga konservatorët dhe kongresmenët individualë.

“Kur një anëtare e Kongresit e quan një kolege anëtare të një ‘skuadre xhihadiste’ dhe falsifikon një histori duke pretenduar se unë do të hedh në erë Capitol-in, nuk është vetëm një sulm ndaj meje por ndaj miliona muslimanëve amerikanë në të gjithë vendin“, tha Omar.

“Ne nuk mund të pretendojmë se një gjuhë e tillë urrejtjeje nga politikanët kryesorë nuk do të ketë pasoja serioze,” shtoi ajo.

Ndërsa kongresmeni Andre Carson, i cili është gjithashtu një musliman, thotë se po punon me demokratët për një rezolutë të Kongresit që do të adresonte ngjarjen, ndërsa republikanët po veprojnë të painteresuar për komentet e Omar-it.

Të martën, udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mçarthy tha se falja e Boebert-it ndaj komunitetit musliman ishte e mjaftueshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit