0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ikona e protestave në Palestinë: Nuk kam frikë nga okupatori

Më të lexuarat

Aktivistja palestineze Ahed Tamim është rritur duke protestuar kundër okupimit izraelit. Ajo mori pjesë në protesta për herë të parë kur ishte 8 vjeç.

Ahed Tamimi, një ikonë e rezistencës Palestineze është vetëm 18 vjeçe. Ajo në një intervistë ka thënë se të rinjtë Palestinez sikur ajo janë e ardhmja e atyre që ngrihen kundër okupimit Izraelit, derisa ajo shpreson se ajo do të përdor famën e saj në botë për të quar përpara çështjen e Palestinës dhe se atë janë duke e ndjekur në hapat e saj në Palestinë.

“Asnjë okupim nuk zgjatë përgjithmonë përderisa ne kemi fëmijët Palestinez të cilët i rezistojnë okupimit Izraelit, sikur dëshmorët që kanë paguar çmimin më të lartë për kauzën Palestineze, të cilët ranë dëshmorë për kauzën e tyre si 19,20, 18 dhe 16 vjeçar. Por ka edhe shumë të tjerë palestinezë që ofrojnë vetën e tyre për këtë kauzë”

Ajo ka thënë se nuk beson në negociata për zgjidhjen e problemit. Ajo edhe familja e saj e kanë vuajtur shumë okupimin izraelit, asaj në moshën 3 vjeçar ia kanë arrestuar babanë, tortura të pafundme. Nëna e saj ishte arrestuar 6 herë, ku i kishin shkaktuar plagë të atilla sa që nëna e saj nuk mund të ecte për 2 vjet. Duke protestuar për një kohë të gjatë, duke rrezikuar jetën e saj, Tamimi ka thënë se nuk e ndien frikën më.

“Për herë të parë kam protestuar në moshën 8 vjeçare, por sa më shumë që marrë pjesë në protesta, aq më pak ndiej frikë”.

“E vetmja formë për tu çliruar është rezistenca popullore dhe konfrontimi me okupatorin në të gjitha mënyrat e mundshme” beson ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit