21.8 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

IHH ndihmon me karburant Gazën

Më të lexuarat

Përgjegjësi i IHH-së për Gazën tha se shpreson që ndihmat nga Turqia dedikuar projekteve lehtësuese në Gaza të vazhdojnë edhe në të ardhmen

GAZA (AA) – Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) ka dhuruar 23 mijë litra karburant për bashkitë në Rripin e Gazës për t’u përdorur për motorët në puset e ujit, ka njoftuar IHH, raporton Anadolu Agency (AA).

Mehmet Kaya, përgjegjës i IHH-së për Gazën, për AA tha se karburanti i dhuruar do të përdoret për pompimin e ujit nga 15 puse që gjenden në Gaza.

Kaya theksoi se palestinezët kanë vështirësi në furnizimin me ujë për shkak të mosfunksionimit të puseve si pasojë e krizës së energjisë elektrike dhe shtoi se nga dhjetëra puset që gjenden në Rripin e Gazës kanë zgjedhur 15 sosh në zonën kufitare.

Kaya tha se shpreson që ndihmat nga Turqia dedikuar projekteve lehtësuese në Gaza të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, kriza elektrike në Gaza ndodhi pasi qeveria Izraelite mori vendim për shkurtimin e energjisë elektrike për Rripin e Gazës, pasi paraprakisht qeveria palestineze shkurtoi për 30 përqind pagesën e dedikuar për energjinë elektrike që sigurohet nga Izraeli.

Gjatë muajit qershor, Izraeli uli gradualisht për 32 megavatë sasinë e energjisë elektrike të siguruar për Rripin e Gazës, i cili ngeli përballë embargos së Izrelit dhe qeverisë palestineze të kryesuar nga Mahmud Abbas.

Si rezultat i krizës së energjisë elektrike në Gaza, furnizimi me energji elektrike në qytet ra madje edhe në katër orë në ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit