Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Rusia ka hyrë në Siri me pretendimin për të goditur organizatën terroriste DAESH-in por ajo po ndërmerr sulme ndaj vendbanimeve.
Koordinatori i Përgjithshëm i vakëfit humanitar Liritë dhe të Drejtat njerëzore (IHH) në Siri, Murat Kavaktan ka thënë se avionët luftarakë rusë të cilët kanë hyrë në Siri me pretendimet për të qëlluar DAESH-in që prej dy muajsh e këtej ata po qëllojnë popullatën civile në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Rusia ka hyrë në Siri me pretendimin për të goditur organizatën terroriste DAESH-in por ajo po ndërmerr sulme ndaj vendbanimeve, mauneve, ndaj furrave të bukës dhe tregjeve në rajonin turkmen Bayirbucak, në Halep, Hama, Idlib etj.
Kavaktan thotë se si pasojë e këtyre sulmeve të Rusisë po humbin jetën civilët duke përfshirë gra dhe fëmijë. “Rusia ka në objektiv edhe maunet, qendrat logjistike që transportojnë pajisje tregtare dhe humanitare në vijën kufitare me Turqinë. Në saje të këtyre sulmeve në këtë periudha ka patur në objektiv shumë maune dhe materiale komerciale, ndërsa pasojat negative të këtyre seulmeve tashmë po vërehen në Siri”, deklaron Murat Kavaktan.
Sipas tij, nga kjo situatë janë prekur kryesisht automjetet me pajisje komerciale dhe ndihma humanitare që hyjnë në pikat kufitare Oncupinar dhe Cilvegozu. Koordinatori i IHH-së, Kavaktan thekson se po goditen maunet me ndihma humanitare, pajisje këto të cilat duhet të transportohen për t’iu ndihmuar civilëve dhe në kuptimin serioz kjo po pengohen. Siç thotë ai, Rusia po ndjek një stretegji e cila do të forcojë regjimin e Sirisë dhe do të mbytë edhe më shumë popullin sirianë.
– “Avionët luftarakë të 14 vendeve po godasin popullin sirianë”
Kavaktan rikujton se në luftën e brendshme mase 5 vjeçare ata që dëmtohen më shumë janë gratë dhe fëmijët nga popullata civile. Ai tha se Rusia që kur ka hyrë në territorin sirian ka në objektiv opozitarët dhe ka qëlluar 90 përqind të civilëve në rajonet Damask, Homs, Hama, Latakia dhe në rajonin turkmen Bayirbucak.