1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Idiotësi apo ligësi? Mundet të dyja bashkë….

Më të lexuarat

Ja ç’prodhon majmunizimi i trurit me rrënjë në ateizëm

Është vërë viral në rrjete një fragment teksti shkollor ku në pak rreshta shpjegohet feja islame dhe Profeti Muhamed. Ajo që është shkruar aty, duke patur parasysh kohën ku jetojmë, me bollëkun e informacionit, rrugët e lehta për ta marrë atë të saktë, hartuesit më shumë anojnë nga ligësia se sa nga idiotësia në atë të që kanë shkruar. Çështja është se bëhet fjalë për një tekst shkollor. Ky tekst rezonon shtetin vetë, mënyrën dhe formën se si zgjidhen njerëzit të cilëve në një fare mënyrë u besohet fëmija, jo fizikisht por mendërisht, kulturalisht dhe moralisht. Dhe siç mund të konstatohet lehtë, papërgjegjshmëria, ku duhet të ketë sa doza idiotësi e sa ligësi, është në nivele të hatashme.

Nëse është thjesht për idiotësi, ky tekst mund të përligjej në vitet e para ’90-të, ku Shqipëria trashëgonte mënyrë ateiste të menduari në sistemin e saj arsimor, apo ku dija fetare për t’u referuar pothuajse nuk ekzistonte.

Ndërsa tani në 2023-shin, kjo është e patolerueshme.

Dhe Shqipëri debati nuk duhej të qe ky, ku idiotësia në katror(nëse citojmë Shvejkun) e hartuesve të teksteve shkollore – pasi nuk është i pari apo i vetmi rast ku të duket sikur formulimet vijnë nga individë që ngjajnë të kenë qenë ngelës në shkollë – janë kaq të pabesueshme; debati duhet të qe mbi nevojën e lëndës fetare në shkolla, për ne si shoqëri, pasi vijmë nga një gjysmëshekulli ateist, me një apo disa breza që janë majmunizuar në tru.

Se ja, shembulli: vetëm të majmunizuarit në tru mund të prodhojnë një idiotësi të këtyre përmasave katastrofike, për fat të keq dhe me plot ligësi brenda. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit