1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Idetë kryesore nga libri “Limitless” -Jim Kwik / PJESA E PARË

Më të lexuarat

Mësoni idetë kryesore nga libri i Jim Kwik
Limitless

Trajnoni trurin për të kapërcyer çdo pengesë 

Duke aplikuar një pjesë të vogël të metodave praktike, mund të përmirësojmë trurin tonë dhe të jetojmë në maksimumin e mundësive njerëzore. Pothuajse të gjithë e dinë që mund të përmirësojnë shëndetin e tyre përmes stërvitjes dhe dietës.

Por shpesh nuk ndalemi në faktin se ushtrimet dhe ushqimet specifike, pra librat, janë të dobishme për zhvillimin e mirë të trurit. “Në Limitless: Upgrade Your Brain, Learn Anything Faster, and Unlock Your Exceptional Life”, Jim Kwik ndan përvojat e tij dhe na mëson disa teknika të thjeshta dhe efektive.

Shumë këshilla të dobishme për:  

  • Të shfrytëzuar potencialin tuaj.
  • Të mësuar më shpejt dhe për të përdorur atë që keni mësuar.
  • Të jetuar jetën me më shumë vetëdije, për të qenë më produktivë.

Autori i librit: 

Jim Kwik është një “brain coach” shumë i kërkuar. I goditur nga një dëmtim i trurit në fëmijëri, Kwik vendosi t’i kushtonte jetën e tij zhvillimit të strategjive për ta bërë nxënien sa më të lehtë. Studimet e tij synojnë të përmirësojnë performancën e trurit të njeriut.

Klientët e tij janë kompani si Google, Virgin, Nike, Zappos, GE, Harvard dhe NYU. Kurset e tij online, të shpërndara përmes platformës KwikLearning.com, shpërndahen në më shumë se 190 vende dhe podkasti i tij, “Kwik Brain”, citohet shpesh nga Forbes, HuffPost, Fast Company, Inc. dhe CNBC.

 

Të gjithë mund jenë superheronj potencial, por për ta kuptuar duhet të largohen kufijtë e rremë të imponuar nga jashtë për të formuar trurin sipas qëndrimeve të vërteta.

Shumë shpesh njerëzit i lejojnë vetes të përkufizohen nga të tjerët dhe e gjejnë veten në një labirint supozimesh dhe gjykimesh që nuk korrespondojnë me realitetin. Kjo i bën ata të ndihen të pafuqishëm.

Të heqësh këto kufij të rremë do të thotë të arrish suksesin në të gjitha ato gjëra që duken të pamundura për t’u arritur. Për ta bërë këtë, mund të ndiqni “modelin e pakufishëm”, sa herë që keni perceptimin se po jetoni një jetë ndryshme nga ajo që dëshironi.

Së pari duhet të pyesni veten se kush po i mban frenat, ku është pengesa? Mund të jetë në mendësinë tuaj, ose motivimin tuaj, ose metodat tuaja.

Sigurisht që nuk është në tru, i cili është mjeti i konceptuar më i pabesueshëm, i aftë të përpunojë të dhëna më shpejt se çdo kompjuter, me memorie potencialisht të pakufizuar, i aftë të ndryshojë sipas situatës së jashtme dhe mbi të gjitha, kërkesave të “pronarit të tij”.

Për shembull, sipas një studimi të kryer nga neuroshkencëtarja Eleanor Maguire e University College London, shoferët e taksive kanë një hipokampus, pjesën e korteksit cerebral që merret me kujtesën, që është më e zhvilluar se ajo e njerëzve të së njëjtës moshë, arsim dhe inteligjencë të cilët, megjithatë, nuk ngasin taksi. Duket sikur truri i shoferëve zgjerohet për t’i lejuar ata të mësojnë të njohnin çdo rrugicë në qytet.

Nëse njohuria është fuqi, të mësuarit është një superfuqi që duhet të maksimizohet duke aplikuar metodën që ju lejon të përfitoni sa më shumë nga çdo orë mësimi.

Për t’u siguruar që keni mësuar, është më mirë të ndiqni një metodë.

FASTER është zhvilluar përmes viteve të studimit dhe përvojës. Fjala është një akronim në anglisht për termat Forget, Act, State, Teach, Enter, Review, domethënë Harro, Vepro, Thuaje, Mëso, Hyr, Rishiko.

Harro. Duket si paradoks, por gjëja e parë që duhet bërë është të lini mënjanë çdo njohuri të mëparshme mbi temën që do të trajtoni, heshteni zërin që thotë se disa gjëra nuk do të kenë kurrë sukses, eliminoni çdo burim shpërqendrimi.

Ndërmerr veprime. Mënyra më e lehtë është të mbash shënime, sepse nuk mëson duke qenë spektator. Për t’u siguruar që do të mbash mend një mësim, është e rëndësishme të futesh në gjendjen e duhur fizike dhe mendore, duke zgjuar kuriozitetin dhe duke i dhënë forcë ekzaltimit të të qenit atje për të mësuar diçka të re.

Thuaje. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të detyruar veten të jesh i kujdesshëm është të dëgjosh ose të lexosh me qëllim që t’i mësosh dikujt tjetër atë që po zbulon.

Fut” do të thotë të vësh në axhendë orët që i kushtohen mësimit, duke mos e bërë këtë aktivitet një gjë opsionale, por një angazhim të rëndësishëm në organizimin e kohës.

Pika e fundit është “rishikimi“. Para çdo mësimi të ri është shumë e dobishme të rilexoni shënimet e kohës së mëparshme dhe ndoshta t’i diskutoni ato me dikë.

Zhbllokimi i qëndrimit tuaj mendor ju lejon të zhbllokoni arritjet tuaja dhe ato të të tjerëve

Askush nuk lind me vetëdijen se ç’mund të arrijë dhe çfarë do të jetë gjithmonë e paarritshme.

Shumë shpesh, megjithatë, njerëzit sillen si elefantët. Nëse një elefant kur është i vogël, nuk është në gjendje të tërheqë kunjin për të cilin është lidhur në tokë, as nuk do të provojë kur të rritet pavarësisht se ka forcën e mjaftueshme për ta bërë atë. Në psikologji, ky proces quhet pafuqi e mësuar.

Mjafton të thyesh dogmën një herë për të kuptuar se sa e lehtë është të përmirësosh jetën tënde dhe të nisësh ta bësh. Roger Bannister ishte një vrapues shumë i famshëm në vitet 1950. Në fillim të karrierës së tij, ekspertët menduan se ishte fizikisht e pamundur të vraponte një milje në më pak se 4 minuta, më pas, më 6 maj 1954, Bannister vrapoi një milje në 3 minuta dhe 59.4 sekonda, duke vërtetuar se bindja e tyre ishte e pabazuar.

Gjëja më interesante është se më pak se dy muaj më vonë rekordi i Bannister u thye, dhe më pas ai rekord u thye gjithashtu, dhe kështu edhe ata në vijim.

Ekzistojnë shtatë gënjeshtra që njerëzit i përsërisin shpesh, mite negative që duhet të demaskohen:

  • Se inteligjenca është një lloj parametri fiks, ndërsa ka shumë lloje të ndryshme dhe të gjitha ato mund të zhvillohen.
  • Se njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit të tyre. Nëse do të ishte vërtet kështu, ato zona të mëdha “të papërdorura” do të ishin zhdukur me mekanizëm evolucionar.
  • Që gabimet pasqyrojnë dështimet, ndërsa e vërteta është se tregojnë vetëm çdo mësim të nxjerrë.
  • Se “dija është fuqi”. Nëse njohurive u mungon zbatimi, do t’i mungojë gjithashtu edhe kuptimi.
  • Se të mësuarit është lojë fëmijësh, por në të vërtetë është një nga gjërat më të vështira për tu bërë edhe pse disa metoda mund ta thjeshtojnë atë.
  • Që gjykimet e të tjerëve duhet të dëgjohen në mënyrë që të ketë përmirësim; kritikat, shpesh i shtypin qëllimet
  • Gjeni lind, por e vërteta është se bëhesh. Gjeniu zhvillohet me vite pune të palodhur.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit