4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Identifikohet vrasësi i 12 ushtarëve në Uashington

Më të lexuarat

Mediat amerikane njoftuan se është identifikuar vrasësi i 12 marinarëve në Bazën e Marinës Ushtarake në Uashington. Bëhet fjalë për Aaron Alexis, amerikani 34 vjeçar me ngjyrë nga Fort Worth i Teksasit. Vrasësi ishte i armatosur me një pushkë dhe pistoletë, njoftoi Uashington Post. Reuters bëri të ditur se Alexis nga viti 2007 deri 2011 ishte i punësuar në marinën amerikane.
Ai është i lindur në Brooklyn, ndërsa më pas kishte jetuar në Teksas. Autoritetet amerikane theksuan se nuk kanë ndonjë dyshim apo pistë dyshuese se ai ishte i lidhur me ndonjë grup terrorist. Policia theksoi se lidhur me sulmin është dyshuar edhe një person tjetër, por më pas u konfirmua se ai nuk kishte lidhje me sulmin. Në mesin e viktimave që janë vrarë është edhe sulmuesi Alexis.

Shefja e Policisë së qytetit, Cathy Lanier nuk tha se si vdiq personi i armatosur. Ajo gjithashtu nuk konfirmoi numrin e të plagosurve, por tha se të gjithë ata pritet të mbijetojnë, përfshirë një oficer policie.

Ajo tha se FBI-ja po drejton hetimin. Forcat e policisë vazhdojnë të kontrollojnë Kantierin.

Kryetari i Bashkisë tha se nuk dihet motivi i ngjarjes por shtoi se “nuk ka arsye të besohet se është një sulm terrorist”, transmeton VoA.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama e quajti incidentin “një akt frikacakësh”. Ai tha se viktimat dhe familjet e tyre kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e Amerikës.

Policia reagoi menjëherë pas të shtënave në orën 8:20 sipas kohës lokale, duke mbyllur rrugët pranë vendit të ngjarjes. Aeroporti Kombëtar Ronald Reagan që ndodhet shumë pranë pezulloi fluturimet dhe pastaj u rihap.

Kantieri i Marinës i Uashingtonit, është objekti më i vjetër ushtarak i vendit dhe aty kanë qendrën disa komanda të sistemeve të marinës. Incidenti i sotëm ka ndodhur brenda njërës prej këtyre komandave.
Në këtë qendër të madhe ushtarake punojnë rreth 16 mijë njerëz, si civilë ashtu edhe ushtarakë. Vetëm komanda e Sistemeve Detare të Marinës, ku ndodhi incidenti, ka 3 mijë punonjës.

Kjo është komanda më e madhe ndër pesë sisteme të tilla që ka vendi dhe merret me projektimin dhe ndërtimin e anijeve ushtarake, armatimeve të anijeve dhe sistemeve komanduese të marinës./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit