18.8 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Deçan, gruaja qëllon burrin me plumb në kokë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një femër, pasi e njëjta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në kokë bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Sali Çekaj’ në Deçan, të hënën në ora 17:50.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishek të cal. 9 mm. si dhe një gëzhojë.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit