27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024


Ideja e Orbanit për paqe NATO-Rusi

Më të lexuarat

Presidenti hungarez, me propozimin për një “zonë tampon”

Vendet e NATO-s nuk kërcënohen nga sulmi i Rusisë, por do të ishte më mirë nëse mes tyre do të ketë një zonë tampon në Ukrainë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një bisedë me ish-kancelarin austriak Wolfgang Schuessel.

Nuk ka rrezik për një sulm rus ndaj një vendi anëtar të NATO-s, pretendon Orban.

Duke folur për Ukrainën, ai gjithashtu vuri në dukje se Moska nuk do të pajtohet kurrë me pranimin e këtij vendi në NATO, pasi kjo e afron Aleancën me kufijtë e Rusisë.

Kryeministri hungarez propozoi të shikohej harta politike dhe tha se do të ishte ideale që Ukraina, si një fqinj i afërt i Rusisë, të krijonte një zonë tampon me garanci sigurie, sepse nëse kjo nuk ndodh, ukrainasit mund ta humbin plotësisht vendin e tyre.

Schuessel nuk u pajtua, duke argumentuar se Perëndimi duhet të fillojë menjëherë negociatat me Ukrainën për pranimin e saj, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit