2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ide për promovim të fesë gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Me të lindur të hënës së re të Ramazanit, vullneti për të lexuar Kur’anin dhe për të kryer vepra individuale rritet shumë. Por, janë disa që këtë vullnet assesi nuk e shohin jashtë vetes së tyre, sidomos kur kjo ka të bëjë me thirrjen e të tjerëve në fe. Kjo është gabim, veçanërisht në këtë kohë kur zemrat zbuten, ndërsa janë të shumtë ata që kthehen dhe pendohen tek Allahu.

 

Kësisoj, për të përhapur të mirën, do të përmendim disa ide dhe mendime, dhe këtë siç vijon më poshtë:

1. Në xhami

Vendosja e mbishkrimeve fetare që kanë të bëjnë me Ramazanin në muret e xhamisë.

Veçimi i kohës pas namazit të ikindisë për t’ua mësuar besimtarëve rregullat e agjërimit.

Organizimi i garës për Ramazanin, duke parapërgatitur pyetjet dhe shpërblimet konkrete më parë.

Organizimi i një Umre gjatë Ramazanit, qoftë në shoqëri të Imamit, apo të ndonjë zëvendësi të tij.

Përkujdesja për faltoren e femrave muslimane si dhe vënia e mbishkrimeve fetare në mur.

Shpërndarja e materialeve fetare, qofshin këto CD, broshura, fletëpalosje, libra, etj.

2. Në punë

Ndarja e një kohe me shokët për të diskutuar për Ramazanin dhe rregullat e tij.

Shfrytëzimi i kohës së lirë për adhurim, lexim Kur’ani, lutje, etj.

3. Ide të përgjithshme

Mbajtja e fjalimeve fetare në xhami dhe në çdo vend tjetër ku mundësohet kjo.

Vizita të afërmve me qëllim që t’i thërrasim ata në praktikimin e fesë.

Vizitimi i faqeve fetare në internet për të përfituar nga materialet e ndryshme fetare.

Hapja e një linje të veçantë kontaktuese vetëm për Ramazanin, punë këtë që do ta merrnin përsipër hoxhallarë dhe studentë të dalluar.

Shfrytëzimi i mundësisë për të dërguar mesazhe telefonike me tematikë fetare.

Punimi i programeve fetare që mund të aplikohen në telefon, si leximi i Kur’anit, ngase kjo do t’ua lehtësonte të rinjve shumë leximin e Kur’anit.

Shpërndarja e materialeve fetare për pakicat e ndryshme etnike në vendbanimet e tyre.

Angazhimi për të bërë dosje të veçantë për Ramazanin në faqe islame në internet.

Organizimi i garave fetare në internet, duke përzgjedhur pyetjet dhe duke shpërblyer për përgjigjet.

Përgatitja e materialeve të shkëputura nga ligjërata të ndryshme e të cilat mund të shërbehen me bluetooth. Këto materiale do të mund të ishin: Lexime të ndryshme të Kur’anit, lutje emocionuese, përgjigje fetare, këshilla, etj. Dërgimi do të mund të bëhej individualisht, apo edhe nëpërmjet kompanive të ndryshme që ofrojnë këtë shërbim. Këtë shërbim do të mund ta kryenin edhe disa të rinj, të cilëve do të mund t’iu bëhej një tendë afër xhamisë prej nga ata do të bëjnë shpërndarjen e këtyre materialeve.

Përgjatë leximit të Kur’anit mundohu të mbash shënime për gjërat të cilat të interesojnë. Këto shënime, pas rishikimit të tyre, mund t’i përgatitësh si material i shkruar dhe t’i postosh në internet.

4. Në shtëpi

Përfitimi nga radiostacionet që emitojnë leximin e Kur’anit.

Leximi i rregullave dhe dispozitave fetare të Ramazanit në prani të të gjithë anëtarëve të familjes.

Nxitja e fëmijëve për të agjëruar.

Premtimi për shpërblim për të gjithë ata që dallohen në faljen e namazit dhe përkujdesjen për kohën e tij.

Përpilimi i një orari familjar për leximin e tërë Kur’anit gjatë Ramazanit.

Marrja e fëmijëve në xhami; meshkujt me baballarët, ndërsa vajzat me nënat e tyre.

Përfitimi nga posta elektronike për të dërguar mesazhe, këshilla, porosi dhe materiale fetare përkitazi me Ramazanin tek miqtë dhe të afërmit.

Mundësitë janë të shumta. Idetë ishin vetëm sa për motivim, ndryshe, çdo mundësi e ndershme që i shërben këtij qëllimi të pastër, është e pranuar.

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit