16.9 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Mësimi i normave që kanë të bëjnë me Ramazanin

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Me të hyrë të Ramazanit, zemrat gëzohen, shpirtrat qetësohen, gjokset zgjerohen ndërsa njerëzit i drejtohen Kur’anit, namazit dhe veprave të mira, gjegjësisht japin lëmoshë dhe shpenzojnë për hir të Allahut.

Padyshim, kjo është nga shenjat e besimit dhe dëshmitë e hajrit, por ajo që vërehet si lëshim dhe shkujdesje tek agjëruesit është anashkalimi i normave fetare që kanë të bëjnë me Ramazanin. Shpesh të rastis të dëgjosh pyetje të çuditshme, si: A më prishet agjërimi nëse veproj kësisoj? Nëse e bëj këtë, a më mbetet agjërimi i shëndoshë?, etj.

Nuk dua të them se pyetja për këto çështje është gabim, jo, por nuk mund ta kuptoj pse dhe si pajtojmë me injorancën. Nëse nuk dimë, nuk mësojmë dhe nuk kuptojmë, atëherë si e adhurojmë Allahun e Madhëruar?!

Secili agjërues e ka obligim të mësojë dispozitat fetare që trajtojnë agjërimin dhe detaje të tij. Po kështu, e kanë për obligim të njihen me gjërat që ua prishin agjërimin sikur që duhet të kenë dituri edhe për etikën dhe gjërat e preferuara që duhen patur/bërë në këtë muaj.

Një vështrim në shoqërinë muslimane, qoftë edhe kalimthi, do të vërtetojë se sa pak njohuri kanë besimtarët për Ramazanin dhe çështjet që kanë të bëjnë me të. Kjo është edhe më e rëndë dhe më brengosëse kur kemi parasysh se mundësitë për të mësuar këto çështje janë lehtësuar shumë. Qasja në internet, në programe televizive dhe në radio si dhe në libra e artikuj të shkruar në gazeta dhe revista e kanë lehtësuar rrugën e arritjes deri tek njohuritë fetare.

Kësisoj, vëlla dhe motër, mundësitë janë në dispozicion tuajin, andaj ndani pak kohë për të mësuar çështjet dhe meselet që kanë të bëjnë me Ramazanin.

Porosia ime është: Mëso normat e fesë sate, që të bësh adhurim të duhur e kështu ta arrish kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. /marrë nga: denana.com/

Përshtati: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit