9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ibrahimi për BDI-në: Vetëm fajtorët kërkojnë shfajësim!

Më të lexuarat

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i ka komentuar ndodhitë e fundit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku janë paralajmëruar reforma dhe hetime për të zbuluar funksionarët e korruptuar.

Ibrahimi pyet nëse me këtë, BDI po dëshmon edhe vetë se ata deri tani kanë toleruar krimin brenda tyre. Ja edhe postimi i tij i plotë:

“Lexova se BDI (Bashkimi Demokratik i Interesave) paska mbajtur mbledhje dhe paskan vendosur që tash e tutje ta reformojnë partinë dhe, madje, të mundësojnë të zhvillohen hetime të pavarura ndaj çdo funksionari të partisë, që ashtu të mund të dalë në shesh pastërtia e kësaj partie.
Pasi e lexova tri herë, se nuk u besoja syve, më duhet t’i parashtroj tri pyetje:
1. A i bie kjo se deri tash ata e kanë toleruar krimin e korrupsionin, që tash paskan vendosur ta ndërmarrin këtë hap? (Në të vërtetë, vetëm ata që e ndjejnë fajtorë, dëshirojnë të shfajësohen.)
2. Si mund t’u besojmë se do ta bëjnë këtë kur një ditë më parë vendosën që të jenë pjesë e qeverisë? Duke e ditur se si ata i kishin emëruar prokurorët e gjykatësit (bashkë me Naçallnikun e tyre), a thua u beson dikush se ata që janë në pushtet mund të lejojnë të bëhen hetime të pavarura? (Nëse janë të sigurt se janë pastër dhe duan të hetohen, le ta mbështesin një qeveri reformuese dhe le të rrinë në opozitë, që ashtu ta dëshmojnë pafajësinë!)
3. Nëse kjo parti ishte e sinqertë se vërtet dëshiron hetime të pavarura, që të dalë në shesh se sa janë të pastër, a thua pse nuk e votuan zgjatjen e mandatit të hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike dhe pse nuk e votuan Ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve?

Unë e di se atyre u zien nën këmbë dhe se tash duan disi ta luajnë rolin e të pastruarit nga mëkatet, por harrojnë se shqiptarët nuk e kanë humbur aq shpejt memorien. Është ofendim ndaj shqiptarëve të besosh se ne kemi harruar se kush janë ata.
E njohim mirë mallin, sado që mund t’i bëhet dizajn i mirë. Edhe nëse bëhet me ambalazh dhe logo të coca-colës, boza përsëri mbetet bozë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit