-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ibrahim Kallën: FETO hedh pretendime fallco për të zhdukur vullnetin kombëtar

Më të lexuarat

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se ata që thonë se tentativa e grusht shtetit të Organizatës Terroriste Gyleniste Struktura Paralele në Shtetet (FETO/PDY) në 15 korrik ishte “teatër” janë vetë FETO/PDY.

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se ata që thonë se tentativa e grusht shtetit të Organizatës Terroriste Gyleniste Struktura Paralele në Shtetet (FETO/PDY) në 15 korrik ishte “teatër” janë vetë FETO/PDY.

Zëdhënësi Kallën mbajti një fjalim në Simpoziumin Ndërkombëtar me titull “15 Korriku” organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Sociale, Ekonomike dhe Politike (SETA).

Ata që kanë hedhur në shesh një pretendim të tillë pa pasur në dorë as një provë të vetme janë FETO/PDY dhe grupet që i janë bashkangjitur atyre.

“Thanë se kjo tentativë grusht shteti ishte teatër ishte e skenuar. Kush e tha këtë? Vetë FETO. Që në deklaratat e para tha se nuk ishte ai, pra ky është një skenim. Kur grusht shteti dështoi, kur u sprapsën dhe morën një rezultat që nuk e prisnin, ishin të detyruar të përdornin këtë (skenimin). Thanë se ishte ‘grusht shteti i kontrolluar’. Për të mposhtur ndjenjën e unitetit kombëtar hodhën këtë pretendim, pa pasur asnjë provë të vetme. Por kujt i shërben kjo? Thëniet e atyre që kanë bërë këtë grusht shteti, që mbështetin ata që këtu ose atje (brenda dhe jashtë vendit) dhe që janë grupe të bashkangjitura nuk bëjnë asnjë tjetër vetëm se mbështesin grusht shtetin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit