1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ia filloi fitorja – Mbrëmë mbështetje masovike për rininë e BESËS në Tetovë” (FOTO)

Më të lexuarat

Rinia e BESËS – Tetovë “bombardon” me masovitet

“Sonte, në Pallatin e Kulturës në Tetovë ku të pranishëm ishin mbi  1 mijë të ri e të reja, u bë promovimi i Forumir Rinor të Lëvizjes BESA – Tetovë. Mbi 167 Kuvendar për kryetare të Forumit Rinor për Tetovë e zgjodhën, Mejrem Hisenin, për Tearcë Rexhep Avdilin, për Zhelinë Liridon Useinin, për Bogovinë Sadbere Rexhepin, si dhe për Bërvenicë Amir Musliun.

Fillimisht, fjlën e mori kryetarja e posazgjedhur për F . R – Tetovë, Mejreme Hiseni  e cila ndër të tjera tha: “Në fillim si çdo e re dhe i ri i këtij qyteti, refuzoja që të merem me politikë. Por kjo gjë ndryshoi pasi politika filloi të merret me jetën time. Kjo politikë e cila tashmë po rrënon të ardhmen time. Po rrënon të ardhmen tonë.  Sot diku në një qytet të Evropës një e re si unë po  shëtitet nëpër parqe me gjëlbërim. Ajo po shkollohet në universitet me laboratore të sofistikuara dhe kohën e lirë e kalon në kinema, teatro apo bibloteka të pasura. Nëse sëmuret ajo shërohet menjëherë në spitale cilësore, ndërsa sapo ta kryejë fakultetin e ka të siguruar vendin e punës dhe jetën e saj. Ndërsa unë/ne, sot po jetojmë në qytetin më të ndotur në botë, nuk kam as ajr, prandaj gjelbërimi më është bërë luks. Po studioj në një Universitet pa kushte elementare dhe spitali i qytetit tim i ngjan burgut të atij qyteti evropian. Unë sot po jetoj në një qytet që i ngjan shkretëtirës, në një qytet pa ujë. Unë dhe moshatarët e mi jemi të “detyruar” që kohën e lirë ta kalojmë në kafene, pasi teatri dhe kinemaja janë vetëm një ëndërr për qytetin tonë. Këta pushtetarë me vite me një sllogan të njejtë, po premtojnë se do më integrojnë në Evropë dhe se e ardhmja ime do të jetë e sigurtë. Por po  këta pushtetarë ma helmuan të tashmen dhe po ma mbysin të ardhmen. Prandaj i jam bashkuar Lëvizjes BESA. Prandaj po merrem me politikë. Prandaj nuk mund të jem indiferente. Jam në rrugën time përballë këtij pushteti rrënues por nuk jam vetë. Jam bashkë me ju. Bashkë me mijëra besatarë të rinj duke luftuar për të ardhmen tonë. Jam bashkë me njerëz të ditur, të edukuar e të moralshëm”.

Më tutje fjalën e mori kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Daim Luçi i cili ndër të tjera theksoi: Ne si Forum Rinor, fillimisht e kemi vërejtur sinqeritetin e menaxherit dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, dhe pastaj ne si Forum Rinor kemi marrë pjesë shumë aktive në përpilimin e platformës poltike dhe politikbërrjes nga fillimi deri sot. Prandaj ne sot kemi moral dhe dinjitet që të jemi në çdo rast në shërbim të popullit tonë të përvuajtur, në shërbim të së vërtetës karshi gënjshtrës, në shërbim të krenarisë karshi nënçmimit, në shërbim të BESËS tonë shqiptare. Vetëm me angjazhimin tonë të përbashkët do të demaskojmë të gjitha dështimet dhe fëlliqësirat e këtij pushteti të kriminalizuar BDI-VMRO. Vetëm me energji rinore do të mund t’i motivojmë moshanikët tanë që të harojnë rruhën e gurbetit dhe t’i përveshin punës që sëbashku ta flakim këtë të keqe të quajtur BDI-VMRO. Ne këto ditë ishim dëshmitar të skandaleve të përgjimeve, të cilat  i tronditën të gjithë shqiptarët. Ne Lëvizja BESA jemi të vendosur që këtë garnitur politike të BDI-së ta dërgojmë në histori dhe arsyet janë kriminaliteti, vjedhja, nënçmimi, mungesa e lirisë, dhe tradhëtia kombëtare e tyre dhe këto janë arsye të mjaftueshme që ne tërë elanin  tonë rinor dhe politik ta shfrytëzojmë për largimin e kësaj garniture politike të quajtur BDI.  Por, ne në asnjë rast nuk do të pajtohemi me publikimin e bisedave private të asnjë qytetari, pavarësisht a janë ato të vërteta ose jo, sepse ata që i publikojnë këto biseda qofshin të vërteta ose jo, ata kanë qëllim që shqiptarët ti paraqesin si të pamoralshëm dhe me to ta pengojnë pjesmarrjen e femrës shqiptare në politikbërrje dhe në ndryshimin e proceseve shoqërore shqiptare. Prandaj, nga këtu po i porosisim të gjithë femrat dhe prindërit e tyre se me guximin dhe sinqeritetin tonë rinor do të dëshmojmë se vajza shqiptare e ka vendin në politikëbërrje dhe se morali i saj është dhe do të mbetet i shenjtë për të gjithë ne të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA”.

Më pas, fjalën e mori, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili tha: Të gjendesh ndërmjet të rejave e të rinjve kaq entuziastë dhe vullnetmirë dhe të jesh i bindur se të gjithë ata janë aty për shkak se besojnë në idealin e njëjtë në të cilën besoj edhe unë e kolegët e tjerë të BESËS, kjo nuk është vetëm privilegj, por është edhe krenari dhe mburrje. Prandaj, duke ju parë juve, unë jam i bindur se ideali i BESËS është në duar të sigurta… Të gjendur në këtë situatë, kur Maqedonia po vlon nga përgjimet dhe nga presionet, jemi ne të Lëvizjes BESA që e kemi ofruar zgjidhjen e kësaj situate. Maqedonia duhet të ridefinohet detyrimisht. Patjetër duhet të ridefinohet se çfarë është ky shtet, kush janë pronarë të tij, kush është bartës i sovranitetit, cili është emri i tij, cilat janë simbolet e tij, cilat janë gjuhët e tij zyrtare, si ndahen financat publike, si planifikohet zhvillimi i komunave e kështu me radhë. Po aq e rëndësishme sa këto është e rëndësishme edhe se kush e kontrollon në Maqedoni sistemin e sigurisë dhe të drejtësisë. Pa u ridefinuar kjo, ky shtet nuk bëhet dot. Dhe, kjo është jashtëzakonisht serioze. Mua sinqerisht më vjen keq si njeri që sot në opinion qarkullojnë materiale që prekin rëndë edhe në nderin dhe moralin shqiptar. Si shqiptar që jam, me kanun etraditë, konsideroj se ato janë gjëra që flasin keq për të gjithë neve si shoqëri shqiptare. Për këto arsye ne qysh vjet kërkuam që Maqedonia t’i hyjë një procesi të ridefinimit të saj, sepse vetëm ashtu mund të bëhej një ndryshim që do ta kthente besimin në institucione, do ta kthente drejtësinë dhe do ta sforconte barazinë. Por, siç e dini, katër partitë e përfshira në bisedime nuk ia varën veshin kësaj, andaj tash të gjithë po i vuajmë pasojat. Lista zgjedhore nuk ka gjasa të pastrohet. Reformat në media nuk mund të bëhen dhe krejt kjo flet se Maqedonia as kësaj radhe nuk e bëri hapin e saj drejt një ardhmërie më të mirë. Përveç kësaj duhet ta theksoj edhe një gjë: ata të partisë shqiptare në pushtet sot shpifin e akuzojnë gjithandej se fajet për gjendjen e mjeruar në të cilën kanë rënë ata e paskan shërbimet e huaja dhe pastaj aludojnë në BESËN. Pos që pa të drejtë kështu na stigmatizojnë dhe na bëjnë objekt sulmi, natyrisht nuk është korrekte që për dështimet e tyre t’i akuzojnë të tjerët. Kur ne u thoshim se ata nuk kanë pushtet, ata nuk linin gjë pa na thënë. Dhe, tash kur po del se ata vërtet nuk kanë pasur fare pushtet në institucionet e sigurisë, edhe pse aty kanë qenë 15 vjet, çfarë të themi ne? A mos i kemi ne fajet që ata i kanë përgjuar dhe tash ua publikojnë përgjimet? Me çfarë janë marrë ata gjatë gjithë kësaj kohe sa kanë qenë në pushtet? Ky është halli i tyre, për të cilin ne kishim alarmuar qëmoti. Ama dhelprës vetëm kur i digjet bishti i saj kujton se është djegur gjithë katundi”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

besa3

besa2

besa5

besa6

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit