1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I zhdukuri u gjendet i varur

Më të lexuarat

Kasem Osmani (1958) nga Leshtani i Gorës, komuna e Dragashit, i cili para dy ditësh, pasi që i kumtohet lajmë për vdekjen e të atit, braktis shtëpinë dhe shkon në drejtim të malit duke u zhdukur pa gjurmë. Pas kërkimeve të shumta nga pjesëtarët e Shërbimit emergjent, policisë dhe banorëve të këtij fshati, sot në mëngjes arrin lajmi se një person është gjetur i varur përtej kufirit me Maqedoninë, e që sipas përshkrimit të trupit të pajetë dhe veshjes së tij, dyshohet se është vetë Kasami.

Trupi i pajetë, pasi që është gjetur i varur në pyll, nga barinjtë e Maqedonisë, organet e atjeshme policore e dërgojnë në spitalin e Tetovës, ku mbase do t’i bëhet obduksioni dhe do të hetohet rasti.

Bilgaip Omeri, pjesëtarë i Shërbimit emergjent, njëherësh edhe banor i këtij fshati, ka bërë të ditur, se sipas informacioneve që kanë arritur në fshat, një person është gjetur i varur në afërsi të Tetovës dhe se sipas përshkrimit të veshjes, dyshohet se mund të jetë Kasami, raporton Koha.net.

Sipas tij, pas marrjes së kësaj informate, familjarët e të afërmit e tij, sot (e shtunë) janë nisur për Tetovë, për t’u njoftuar për së afërmi rreth identifikimit të viktimës dhe ende nuk ka asnjë informatë shtesë rreth këtij rasti. Banorë tjerë të kontaktuar të këtij fshati kanë njoftuar se Kasami ka pasur probleme shëndetësore, ngase tri herë ka qenë i operuar.

Burime brenda Policisë së Dragashit, nuk kanë mundur të japin ndonjë informatë shtesë, ngase ende nuk është ndriçuar rasti. Ai ka jetuar vetëm me motrën dhe të atin, tashmë të ndjerë. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit