4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“I vetëm kundër të gjithëve” – raportimi në sytë e mediave të afërta me Vuçiqin në Serbi

Më të lexuarat

Mediat e afërta dhe të kontrolluara sipas shumë analistëve dhe opozitës nga pushteti në Serbi raportuan  për takimin e djeshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Madje këto media kanë ‘ngritur’ në qiell liderin e tyre duke thënë se nuk është dorëzuar por ka mbrojtur në mënyrën më të mirë Serbinë.

Kjo nuk është hera e parë që këto media ‘shpërthejnë’ edhe me akuza ndaj shqiptarëve e liderëve të Kosovës e edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare.

‘I vetëm kundër të gjithëve’ është ballina e “Srpki Telegraf”

Një tjetër media e afërt me pushtetin në Serbi, Kurir në ballinë e ka titullin: “Mbrojtje, nuk ka kapitullim, nuk ka kthim në vitet e 90-ta”.

“Kurti po humb në çdo aspekt” , shkruan gazeta serbe Blic.rs

“Vuçiq: pa nënshkrim, pa kapitullim përpara!

“Kurti i ik themelimit të Asociacionit të komunave”, shkruan Politika.

“Nuk dorëzohem! Vuçiq: Asociacioni i parë i komunave serbe”./Telegrafi/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit