E pabesueshme dhe në kufijtë e të paimagjinueshmes është veprimi që kanë bërë disa studiues të një Universiteti në Kazakistan.
Ata i vendosën një GPS një shqiponje në trupin e saj, duke ndjekur për gati 20 vite rrugët që ajo ndiqte gjatë dimrit dhe verës.
Pasi e gjetën sërish shqiponjën panë se rrugët që ajo ndiqte janë të përafërta me rrugët që kanë pas ndjekur karvanët në periudhat e mëparshme.
Studiuesit janë duke bërë kërkime tashmë mbi faktin nëse ka një lidhje mes itinerarit që ka zgjedhur shqiponja dhe rrugës së karnavanëve, megjithatë vetëm harta e rrugëtimit të saj është një magji më vete.
Interesante është fakti që shqiponja nuk ka udhëtuar fare mbi ujë. SubhanAllah