Policia ruse ka arrestuar një kanibal, i cili ka vrarë një 27-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, dhe i ka ngrënë asaj zemrën.
I arrestuari është Alexey Yastrebov, 35 vjeç.
Ai u arrestua për vrasjen e Ekaterina Nikiforova, të cilën e therri me një thikë kuzhine.
Pastaj i hoqi zemrën dhe e poqi në furrë.
Pas kësaj, 35-vjeçari telefonoi pronarin e banesës me qira ku jetonte, Zhanna Avdeeva, 31 vjeç, dhe i tha: “Thirrni policinë dhe ambulancën. Pranë meje është një kufomë.”
Viktima ishte nënë e dy vajzave shtatë dhe tre vjeç, dhe ishte e divorcuar.
Ajo ishte motra e shokut të ngushtë të kanibalit që e vrau dhe i hëngri zemrën.