0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“I stand with Palestine” – “Unë qëndroj me Palestinën”, thotë Bella Hadid në postimin emocional

Më të lexuarat

Supremodelja palestinezo-amerikane Bella Hadid është solidarizuar me popullin e Palestinës pas njohjes problematike të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e presidentit amerikan Donald Trump.

Në një postim të përbashkët me 16 milionë pasuesit e saj në Instagram, 21-vjeçarja përfshiu një foto të Dome of the Rock – Kupës së Shkëmbit në Jerusalem, së bashku me një titull emocional në të cilin flet në mbështetje të palestinezëve.

“Trajtimi i popullit palestinez është i padrejtë, i njëanshëm dhe nuk duhet toleruar”, thuhet në titull. “Unë qëndroj me Palestinën.”

“Nuk ka mënyrë të përsosur për të folur për diçka kaq të padrejtë”.

Më parë këtë javë, Trump zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, dhe njoftoi planet për ndërtimin e një ambasade të re amerikane në Izrael në qytetin e okupuar palestinez.

Pas shpalljes zyrtare, krerët dhe aleatët ndërkombëtarë nga Evropa dhe Lindja e Mesme dënuan dhe hodhën poshtë vendimin, ashtu si edhe shumë mbështetës të arabëve dhe palestinezëve.

Të enjten, Hadid shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të treguar se edhe ajo është gjithashtu e zemëruar me vendimin e Trump.

“Kam pritur për një kohë të gjatë në përpjekje për të vënë fjalë të përsosura në tekst, por kuptova se nuk ka mënyrë të përsosur për të folur për diçka kaq të padrejtë”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

“Duke parë lajmet dhe duke parë dhimbjen e popullit palestinez, më bën të qaj për shumë gjenerata të Palestinës”.

Ajo vazhdon të thotë, se ajo beson se veprimi (i Trump) “na kthen pesë hapa prapa, duke e bërë më të vështirë të jetojmë në një botë paqeje”.

Të enjten, Hadid shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të treguar se edhe ajo është gjithashtu e zemëruar me vendimin e Trump.

“Kam pritur për një kohë të gjatë në përpjekje për të vënë fjalë të përsosura në tekst, por kuptova se nuk ka mënyrë të përsosur për të folur për diçka kaq të padrejtë”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

“Duke parë lajmet dhe duke parë dhimbjen e popullit palestinez, më bën të qaj për shumë gjenerata të Palestinës”.

Ajo vazhdon të thotë, se ajo beson se veprimi (i Trump) “na kthen pesë hapa prapa, duke e bërë më të vështirë të jetojmë në një botë paqeje”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit