0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

I shkreti Maks Velo…i pengon Islami

Më të lexuarat

Maks Velo ka hapur një ekspozitë të titulluar “Retrospektivë” që përmban 99 piktura në përmasa të vogla.

I “ngacmuar” nga gazetarët, Velo nuk e ka përmbajtur dot veten. Ai ka thënë se Shqipëria është një vend islamik dhe oriental. Më tej ai ka akuzuar edhe artistët, si kriminelë dhe injorantë.
“Nuk është vend ky për të bërë art. Është vend islamik dhe oriental. Është orient. I shef ti ata emigrantët që sulen nga andej. Dinë ata ç’është piktura? Hë? Ta pret mendja ty se dinë ata ç’është piktura? Ja kështu jemi ne. Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”, ka thënë ai
I shkreti Maks, u plakë me këto mend dhe ajo që gjithëmonë i pengon është Islami. Komunizmi nuk ishte i lehtë për të, i ka lënë pasoja të shkretit Maks. Të lutemi për të, që Zoti ta udhëzojë në rrugën e drejtë./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit