-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

I riu serb pranon Islamin te hoxha Shefqet Krasniqi

Më të lexuarat

Media në Kosovë, tërbim nga një frazë në aktin e konvertimit

Një valë tërbimi ka kapluar një pjesë të medias kosovare, të atyre që njihen për sulme alla serbe ndaj çdo gjejë islame në Kosovë, mu nga fakti se një serb me banim në Graçanicë, Radovani, ka deklaruar kalimin në Islam te hoxha Shefqet Krasniqi.

Me prirjen djallëzore për ta bërë ndonjë “qime tra” për këtë rast, mjaft që të përligjin sulmin e radhës së paprincip ndaj hoxhës së njohur të Prishtinës, para të cilit Radovani zgjodhi të quhej Ridvan, ato janë kapur me një frazë ku hoxha Shefqet Krasniqi e cilëson vëlla në fe serbin e konvertuar(në të trija besimet monoteike ekziston vëllëzëria fetare, paçka kombit nga vijnë besimtarët), si dhe i thotë në një moment se “tashmë ti je më i mirë se na”. Po, në Islam, ai që vjen nga një tjetër besim, konsiderohet si më i avantazhuar se ai i cili ka lindur me Islam. Këtë, hoxha e ka shprehur në mënyrën e mësipërme.

Më poshtë është videoja ku i riu serb kalon në Islam, pasi merr nga hoxha Shefqet Krasniqi disa sqarime dhe mbi statusin e Jezuit(Isës në Islam). /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit