Te mërkurën pas lutjes së Jacisë, një i ri nga Fieri i Shqipërisë ka pranuar Islamin.
Ai me vullnetin e tij para të pranishmëve ka deklaruar Dëshminë Islame.
“Nuk ka dyshim se ma i lumturi në këtë dynja është ai që adhuron Allahun. Krenarinë, pasurinë, dhuntinë, begatinë më të madhe e kemi fjalën Lai Lahe IlAllah”, tha imam Shefqet Krasniqi, para prezantimit të të riut i cili pranoi fenë Islame.
Ai pyeti nëse këtë vendim e ka marrë me vullnet dhe me dëshirë të lirë. Kjo pasi sipas Krasniqit, feja Islame nuk pranon njerëz me dhunë por vetëm me vullnet dhe dëshirë.
Më poshtë gjeni videon në të cilën shihet pranimi i Islamit nga i riu shqiptar:
https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/videos/303269900295079/