1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

I refuzohet azili, refugjati i vë flakën vetes (Video, +18)

Më të lexuarat

Pamjet e publikuara orët e fundit në rrjetet sociale, që pasqyrojnë çastin kur një refugjat sirian në ishullin grek të Hios përpiqet t’i vërë zjarrin vetes shkaktojnë shok.Duke protestuar për izolimin e tij në këtë ishull dhe mosaprovimin e kërkesës për azil, ai ka hedhur mbi rrobat e tij lëndë djegëse dhe kërcënon se do të vetëdigjet.

Një prej policëve, që largon refugjatët e tjerë që ndiqnin këtë skenë, përfiton nga një moment kur ai nuk e kishte mendjen dhe përpiqet t’i marrë çakmakun, por nuk ia arrin dhe të dy mbulohen nga flakët. Pamjet më pas tregojnë refugjatin që vrapon në drejtime të ndryshme duke u djegur, ndërsa shumë të pranishëm përpiqen ta ndalojnë dhe t’i shuajnë flakët.

Sipas burimeve policore nga ishulli, pas incidentit është konstatuar se ai ka pësuar djegie të rënda në të gjitha pjesët e trupit dhe është gjykuar të çohet me urgjencë në një spital në Athinë, kurse polici që u përpoq ta shpëtonte ka djegur vetëm duart dhe ka marrë ndihmën mjekësore, përcjell TCH.

Në 3 ishujt e mëdhenj të Greqisë; Hios, Lesbos dhe Samos; ndodhen përkatësisht 3.580, 3.290 dhe 1.730 refugjatë, ndërsa kushtet e vështira të jetesës dhe pritja e gjatë e shoqëruar me ankthin e mosaprovimit të kërkesës për azil shkaktojnë shpeshherë situata tejet dëshpëruese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit