Rusia prezantoi aeroplanin luftarak të gjeneratës së pestë në Dubai
Rusia prezantoi një prototip të aeroplanit të saj të ri luftarak të gjeneratës së pestë, në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit në Dubai.
Prototipi thuhet se u prezantua jashtë vendit për herë të parë, raportoi Reuters.
Lidhur me këtë, ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov deklaroi në ekspozitën ajrore të Dubait se Moska po mbështet në interesin e partnerëve nga Lindja e Mesme.
Avion taktik
Premiera e avionit të lehtë taktik Checkmate ishte në korrik të këtij viti në ekspozitën ajrore MAKS.
Në atë kohë, zëvendëskryeministri i Rusisë, Yuri Borisov, deklaroi se tashmë ekzistonte blerësi i parë paraprak.
Checkmate është një luftëtar i lehtë me një motor të gjeneratës së pestë që do të jetë më pak i dukshëm në radar, më i manovrueshëm dhe i pajisur me inteligjencë artificiale.
Sipas drejtorit të Rostec Sergej Chemezov, avioni do të kushtojë 25-30 milionë dollarë. /tesheshi.com/