4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

I pagëlltitshmi Borrell: gjykatës ndaj Hamasit, sus ndaj Izraelit!

Më të lexuarat

Diplomacia e ndyrë: në kulmin e standarteve të dyfishta, përbetohet për të kundërtën

Në një intervistë me Al Jazeera-n, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme, Joseph Borrell, refuzoi t’i quante bombardimet izraelite dhe vrasjen e civilëve në Rripin e Gaza-s një “krim lufte”, duke theksuar se BE po punon për të ndaluar luftën në Gaza.

Kur u pyet për krimet e kryera nga Izraeli ndaj civilëve të Gaza-s, ai u përgjigj: “Unë nuk jam gjykatës, ka një Gjykatë Ndërkombëtare Penale që do të marrë përsipër hetimin. Disa vende i kanë kërkuar kësaj gjykate hapjen e çështjes”.

Nga ana tjetër, Borrell nuk hezitoi ta cilësojë si “krim lufte” operacionin e kryer nga Hamasi më 7 tetor, duke thënë: “Ajo që ndodhi pa dyshim ishte vrasja e civilëve pa asnjë arsye”.

Ai shmangu përgjigjen në një pyetje për të drejtën e palestinezëve për vetëmbrojtje, duke thënë vetëm: “Sulmi i Hamasit ishte i tmerrshëm dhe ajo që po ndodh në Gaza është e tmerrshme. Të dyja janë të tmerrshme”.

Edhe pse ai tha se nuk ka standarde të dyfishta në marrëdhëniet me Izraelin dhe Palestinën, Borrell beson se Izraeli “ka të drejtë të mbrohet”, por duhet të marrë parasysh ligjin ndërkombëtar. Ai tha se izolimi i popullatës në Rripin e Gaza-s dhe shkëputja e ujit dhe energjisë elektrike nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke theksuar se civilët duhet të mbrohen, si dhe spitalet dhe shkollat.

Borrell zbuloi për Al Jazeera-n se BE po ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Rripin e Gaza-s dhe po punon për t’i dhënë fund luftës në vazhdim. Ai shtoi se evropianët kanë një transport ajror për të transportuar ndihma për banorët e Gaza-s dhe se ata po përpiqen të ushtrojnë presion politik për të zhvilluar luftën në përputhje me ligjin ndërkombëtar. “Ne po përpiqemi të ndalojmë luftën sepse ajo shkakton shumë viktima civile.”

Kur bëhet fjalë për transportin e ndihmave në Gaza përmes korridorit detar, ai tha se ideja e evropianëve është e mirë sepse është më e lehtë se sa me rrugë tokësore, por deri më tani nuk është zbatuar.

Duke komentuar atë që u botua nga gazeta Haaretz në lidhje me hetimet paraprake të policisë izraelite që tregonin se një helikopter ushtarak izraelit bombardoi izraelitët në një festival në Rripin e Gaza-s, kryediplomati evropian tha se “në luftëra lindin shumë pyetje dhe shumë njerëz vdesin…”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit