Jusra Abidinë r.h, bashkshortja e shejh Albanit, e pyetur se si sillej hoxha në familje pati thënë:Megjithëse ishte njeri shumë i angazhuar dhe kohën e kishte shumë të ngushtë, bashkshorti im gjente kohë që çdo javë të na nxirrte në piknik, ku krahas sendeve të piknikut kishte dhe libra.
Ai shpesh më ndihmonte në punët e shtëpise,madje mund t’ju përmend se një ditë po laja ballkonin, Hoxha doli të më ndihmonte ndersa unë i thoja:Te lutem futu brënda se do na turpërosh me komshijte.
Ndërsa ai më përgjigjet:Turp është të mos pasosh Profetin alejhis selam,Ai e ndihmonte Aishen r.a dhe mundohej në maksimum ta gëzonte e lumturonte, kush jemi ne që të turpërohemi nga veprime të tilla?!!
(Hoxha është martuar me Jusra Abidinë në 1981 kur Jusra ishte 52 vjeçe ndersa vete hoxha i kish kaluar 62).
Zoti e mëshiroftë hoxhën dhe mbarë dijetarët e tjerë te Islamit, të cilët sakrifikuan gjithçka mundën për këtë fe, duke na treguar dhe njëherë se shembulli i dijetarëve në tokë është si shembulli i yjeve në qiell,të cilët orientojnë rrugëtarët por dhe e stolisin qiellin.
Solli në shqip :Gentjan Mara