Një grua turke, e cila ia lexoi leksionet dhe librat ligjorë vajzës së saj të verbër për katër vjet, duke e ndihmuar në mbarimin e studimeve, u nderua me një diplomë nderi nga Universiteti Sakarya gjatë ceremonisë së diplomimit të vajzës së saj.
Gruaja nga qyteti Kocaeli, e quajtur Havva Kul, e shoqëronte vajzën e saj, Berru Merve Kul në universitet çdo ditë dhe pas katër vitesh përpjekjesh, Berru u diplomua nga Departamenti i Ligjit me nderime.
Një video, e cila u realizua gjatë ceremonisë së diplomimit, shfaqin studentë dhe profesorë që duartrokisnin nënën dhe vajzën ndërsa po ecnin në podium për të pranuar certifikatën e diplomës dhe certifikatën e nderit. Pamjet menjëherë u bënë virale në mediat sociale turke.
“Dëshirojmë të falënderojmë nënën dhe vajzën që kanë treguar shumë përpjekje”, tha Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Sakarya, Profesor Mahmut Bilen.
Sipas Bilen, ajo që Berru arriti – diplomimi me nderime nga një fakultet me kurrikulë të rëndë pavarësisht nga gjendja e saj – kërkonte sakrificë të madhe dhe se ata ndienin se arritja e nxënësit duhet të ndahej edhe me nënën e saj.