0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

I nderuari kryetarë largo gjuhën urrejtëse “milloshoviçiane” nga BFI-ja

Më të lexuarat

Letër publike Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Reis ulema Sulejman ef. Rexhepi

 

Nga Zekerija Alimi (Xhematli i Thjeshtë)

I nderuari dhe shumë i respektuari kryetari Sulejman ef. Rexhepi ka kohë që në rrjetet sociale profesori Jusuf Zimeri është i obsesionuar me “Hanefizem” dhe deri këtu është çdo gjë në rregull, por ajo që na shtyri të reagoj deri tek ju është gjuha e tij urrejtëse ndaj gjithë atyre që nuk mendojnë si ai, gjuhë që ne e kemi mësuar ta shohin nga kuzhinat e Millosheviçit, Llatasit (Tv Sitell) si dhe shumë antishqiptarë. Ju pyesim publikisht i nderuar Kryetarë se Imami i madh Ebu Hanifja çfarë gjuhe ka pas ndaj atyre që nuk kanë menduar si ai?, nuk besojmë që gjuha e tij ka qenë si e profesor Jusuf Zimerit i cili pa turp e pa marre fyen, etiketon gjithë ata që nuk mendojnë si ai!

“Vehabi”, “Terorist”, “Extremist” dhe etiketime e fyerje tjera ne jemi mësuar të marrim nga Sheshelji, Radovan Karaxhiçi, Ratko Mlladiçi, Arkani, Llatasi dhe Islamofob tjerë ballkanik, por kur vijnë ata nga shqiptarë na lëndojnë shumë sidomos nga dikush që ka petkun e hoxhës. Po ashtu kjo veprimtari e profesor Jusuf Zimerit përçarëse e dëmtojnë BFI-në, përçajnë familjet dhe një pjesë e të rinjve ja çojnë ISIS-it. Andaj kërkojmë nga ju që të largosh ata që kanë gjuhë urrejtëse dhe synojnë përçarjen e myslimanëve. Të mos lejoni që dikush ti jap imazhin e urrejtnxitesit dhe përçarës i myslimanëve.

Sinqerisht – Zekerija Alimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit